Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Graniti

  • Arbana e pyeti se çfarë vendi zë Graniti në jetën e saj/ Ja si përgjigjet Fifi

    Arbana e pyeti se çfarë vendi zë Graniti në jetën e saj/ Ja si përgjigjet Fifi

    Fifi ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP”, ku ndodhej dhe Graniti. Moderatorja Arbana Osmani e pyeti se çfarë vendi zë modeli në jetën e saj.

    Fifi deklaroi se Granitin e ka shok, pavarësisht gjërave që ka parë kur ka dalë nga shtëpia.

    “Graniti do jetë miku im dhe pavarësisht gjërave që kam parë kur kam dalë jashtë i nderuar Cana nga Gjakova, pavarësisht çdo gjëje që është hiperbolizu, pavarësisht çdo gjëje që ka shkaktu tensione në familjet tona, unë jam një njeri që fal”, tha ajo.

  • Graniti bën deklaratën që nuk pritej dhe i rrëfehet për herë të parë Fifit se ka një lidhje jashtë! “Do filloj të qaj, vajza që më ka rrëmbyer zemrën është…”

    Graniti bën deklaratën që nuk pritej dhe i rrëfehet për herë të parë Fifit se ka një lidhje jashtë! “Do filloj të qaj, vajza që më ka rrëmbyer zemrën është…”

    Marrëdhënia mes Fifit dhe Granitit ka ndryshuar pasi ky i fundit i tregoi se nuk e shihte më shumë se shoqe. Mirëpo, në spektaklin e të martës, ai tha se pavarësisht kësaj, nuk do të dilte me asnjë vajzë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gjë që ka bërë që nga opinionistët në studio dhe kudo në rrjet, të aludohet se Graniti ka një lidhje jashtë.

    Mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnatës, në një nga kanalet e ‘Digitalb’, ku banorët mund të ndiqen 24 orë live, teksa bisedonte me Fifin, konkurrenti e ka konfirmuar këtë, duke e pranuar për herë të parë.

    Modeli tha se kishte bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kishin një marrëdhënie të komplikuar.


    “Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua”, tha Graniti i prekur, që më pas foli më shumë për vajzën pejane që i ka vjedhur zemrën.

    “Është nga Peja por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di per të, dhe motra e saj. Babi i ka vdèkur”, i tha Graniti Fifit.

    Ndërkohë, këngëtarja, e befasuar nga deklarata e tij, e pyeti pse nuk e kishte treguar që në fillim, para se të krijonin aq shumë afrimitet.
    “Nuk e thashë sepse është shumë complicated marrëdhënia. Megjithatë unë ia kam rrëfyer sot edhe ‘Vëllait të Madh’”, tha Graniti.

    Në fund të bisedës, Fifi i tha se tani ajo do të sillej edhe më keq, me vajzat në shtëpi, kryesisht hyrjet e reja, që mund t’i afrohen Granitit, duke mos e kursyer edhe ironinë.

    “Po ti t’keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, tha Fifi, mesa duket referuar Sarës, për të cilën para rrëfimit të Granitit, shprehu hapur xhelozinë.

  • FIFI e pyet Granitin “pse nuk u fejuam ne”/ Ja si i përgjigjet ai

    FIFI e pyet Granitin “pse nuk u fejuam ne”/ Ja si i përgjigjet ai

    Fillimisht u aludua se Fifi dhe Graniti mund të ishin çifti i parë në Big Brother VIP, mirëpo konkurrenti simpatik deklaroi se e sheh këngëtaren thjeshtë si shoqe të mirë ose motër. Pasi sqaruan marrëdhënien e tyre, gjatë një bisede të fundit Fifi e ka pyetur troç Granitin: Pse nuk u fejuam ne?

    Graniti e ka marrë me të qeshura, ndërkohë që ajo e ka pyetur sërish.

    “Jemi shokë zemër”, i ka thënë ai.

    Më pas këngëtarja ka shtuar se pyetja e saj ishte në formë shakaje.