Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Forcat shqiponja

  • “Jam 13 vjeç”, i mituri shoqërohet nga forcat “Shqiponja”: Ku më çoni, nuk kam bërë asgjë

    “Jam 13 vjeç”, i mituri shoqërohet nga forcat “Shqiponja”: Ku më çoni, nuk kam bërë asgjë

    Protesta për vrasjen e Klodian Rashës vazhdon ende, ndërsa policia vijon të bëjë shoqërime.

    Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar një të mitur, i cili deklaroi se është i mitur. “Jam 13 vjeç”.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se në rrugë, policia ndjek të rinjtë dhe kryen disa të shoqërime.

    Pas kësaj, i riu është mbajtur për hekurave të bulevardit, ndërsa policia e ka shoqëruar në makinën e forcave policore.

    I riu pretendoi gjithashtu se nuk ka bërë absolutisht asgjë. Policia po kontrollon të rinjtë e dyshuar që kanë marrë pjesë në protestë.

    Burimi: Balkanweb

  • Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari/ Forcat “Shqiponja” shoqërojnë në polici pesë shtetas që…

    Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari/ Forcat “Shqiponja” shoqërojnë në polici pesë shtetas që…

    Një 35-vjeçar nga Kruja ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta në Tapizë.

    Policia njofton se Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar në Komisariat pesë shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    Ndërsa i plagosuri është shoqëruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Informacion paraprak

    Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth  ngjarjes.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.