Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: dita e tokes

  • Sot Dita Botërore e Tokës – Çfarë duhet të dini

    Sot Dita Botërore e Tokës – Çfarë duhet të dini

    Dita e Tokës  festohet dhe është një moment reflektimi për më shumë se 192 vende, për ruajtjen dhe sigurinë e planetit tonë.

    Çështjet e shumta mjedisore nuk do të lihen pa u diskutuar, por është e sigurtë se ndërgjegjësimi është rritur shumë krahasuar me vitet 70, kur dhe është krijuar Dita e Tokës gjatë një manifestimi më 22 Prill 1970, ku me miliona amerikanë nga bota e Akademisë, por dhe e shoqatave të ndryshme krijuan Rrjetin e Ditës së Tokës.

    Një ngjarje, e cila më vonë u bë edhe pjesë e takimeve vjetore të Kombeve të Bashkuara.

    Në vendin tonë, ashtu si në të gjithë botën rreth 1 miliardë persona mobilizohen për ruajtjen e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

    Kombet e Bashkuara e përzgjodhën këtë ditë për të nënshkruar marrëveshjen e Parisit në 2016 mbi sensibilizimin dhe kontrollin e ndryshimeve klimatike nga faktorët e jashtëm si industrializimi.

    Në këtë ditë zhvillohen evente të ndryshme për mbjelljen e pemëve, forume të hapura, nënshkrime peticionesh, në mënyrë që të bëjmë zgjedhje më të mençura në lidhje me konsumimin dhe të mësojmë të ruajmë tokën.

    Një mënyrë e duhur për të na treguar të gjithëve ne, se toka duhet respektuar dhe ruajtur çdo ditë.