Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Arena e Demave

  • Stadiumi, tifozët dhe mungesat në derbi, Veselinovic “përzien kartat” në konferencë: Jam i bindur që tifozët…

    Stadiumi, tifozët dhe mungesat në derbi, Veselinovic “përzien kartat” në konferencë: Jam i bindur që tifozët…

    Për herë të parë në histori, “Arena e Demave” do të presë derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Një ndeshje shumë e rëndësishme kjo për ekipet, të cilat kërkojnë me patjetër të dalin me pikë nga ky takim. Në prag të derbit, trajneri i “demave të kuq” Alekdandar Veselinovic doli në konferencë për shtyp për mediat.

    Arena e Demave”– Nuk jam shumë i sigurtë se në futbollin modern fusha vendase ka ndonjë ndikim të madh. Në futbollin modern kjo diferencë që ka qenë më përpara, tashmë nuk egziston më. Ne luajmë në shtëpinë tonë dhe jam i bindur që tifozët tanë do të krijojnë një ambjent të shkëlqyer. Shpresoj dhe jam i sigurt që do të jetë një festë futbolli dhe një ambient i shkëlqyer.

    DY DERBI NË BARAZIM-Çdo ndeshje është një situatë ndryshe dhe sjell situata të reja, kështu që nuk mund të heqim paralele mes ndeshjes së nesërme dhe atyre që kanë kaluar. Mbetet të shohim se çfarë do të dhurojë nesër ky derbi.

    GJENDJA E SKUADRËS-Për të qenë korrekt duhet të presim ende, pasi disa lojtarë kanë qenë të prekur nga virozat por kjo është një situatë e përgjithshme, pasi po shohim që të gjitha skuadrat e kanë të njëjtin problem. Shpresoj që të gjithë lojtarët ti kem në dispozicion. Në orët në vazhdim do të kem edhe një raport më të plotë rreth kësaj situate.

  • Partizani pa “shtëpi” për Europën, UEFA nuk e liçenson për 300 metra rrugë (FOTO)

    Partizani pa “shtëpi” për Europën, UEFA nuk e liçenson për 300 metra rrugë (FOTO)

    Partizani nuk ka arritur të jetë në kohë për të certifikuar stadiumin “Arena e Demave” në ndeshjet e Conference League. Prej muajsh klubi ka nisur punën për të plotësuar kushtet e duhura, por sërish nuk ka qenë e mundur që të kuqtë të luajnë në shtëpi, edhe pse kanë stadiumin e tyre, ku kanë shpenzuar miliona euro.

    Ka disa kritere, që nuk janë plotësuar, por më kryesori konsiderohet rruga, që të çon për tek impianti. UEFA nuk e liçenson stadiumin e Partizanit pasi 300 metra rruge deri ne hyrje të stadiumit pasi është e pa asfaltuar. Klubi i Partizanit po pret 5 vite që Bashkia Tirane ta asfalojë ketë rrugë 300 metra.

    Fatkeqësisht ende nuk është zbatuar plani për një rrugë të re brenda standardeve. Ky investim kërkon një procedurë të gjatë dhe shihet e pamundur që të realizohet.

  • Konsiderohej si fortësë, stadiumin “Arena e Demave” nuk e duan as lojtarët e Partizanit; impianti drejt ndryshimit radikal

    Konsiderohej si fortësë, stadiumin “Arena e Demave” nuk e duan as lojtarët e Partizanit; impianti drejt ndryshimit radikal

    Pas titullit kampion, Partizani pati dëshirë të madhe që të licenconte stadiumin për ndeshjet eleminatore të Champions League, por çdo shpresë binte poshtë së pari për shkak të cilësisë së rrugës. Në kompleksin e të kuqve vazhdojnë punimet, pra është e parakohëshme që të mendosh për asfaltimin përfundimtar të pak qindra metrave, veçse kjo gjë ndikon për keq. Jo vetëm kaq, një element ku klubi kryeqytetas duhet të ndërhyjë është fusha.

    Terreni i blertë aktualisht është sintetik dhe është shoqëruar me kritika edhe nga vetë lojtarët e të kuqve. Gjithashtu, nga dëmtimet e shumta, në klub kanë planifikuar vendosjen e fushës natyrale ose hibride. Qëllimi është që kjo të ndodhë pas fundit të sezonit dhe të jetë gati për të ardhshmin.