Sytë e tu! Poezi nga poetja Adelina Pali

by KLIKOJE.AL

SYTË E TU

I kam parë një mijë herë

sytë e tu

Në vargje dua ti vizatoj,

por se kam aspak të lehtë…,

Një ditë më duken si deti

të kaltër

Ditën tjetër për çudi,

si livadhe të blertë!

I shoh përherë

të ëmbël e të qeshur

Seç kanë një mister,

një magji…,

Drita në to përthyhet

si mbi diamant

Ndoshta është sekret,

që veç ti e di!

E mban mënd?

Me ata sy më bëre për vete

Ndodhi një çast

ashtu pa kuptuar…,

Në to lundroja

si në të kaltrat dete

Mbi to barisja,

si livadheve bleruar!

Ata sytë e tu janë vërtet të çuditshëm

Sa të bukur,

kur qeshin plot katare…,

Akoma dhe më të shndritshëm…

Kur derdhin lot margaritar…!

– ADELINA PALI –

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.