Nga Levani i Fierit deri në Vlorë, tifozët e Flamurtarit shoqërojnë ekipin pas rikthimit në Superiore (video)

Superliga

Superliga është arritur.Flamurtari ka mposhtur Vorën me shifrat 1-0 dhe është zyrtarisht ekipi i dytë që ngjitet në Kategorinë Superiore. Besa ka triumfuar në transfertë ndaj Valbonës me shifrat 3-1, por do të luajë në Play Off.

Burreli ka mposhtur Kukësin me shifrat 3-1, duke çuar në Play Out ekipin verilindor. Korabi ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pasi mposhti Pogradecin me shifrat 3-0.

Kastriotit nuk i mjafton fitorja ndaj Erzenit me shifrat 3-2, pasi do të shkojë në Play Out. Apolonia është renditur në vendin e gjashtë të Play Off-it pasi doli barazim me Lushnjen e një vendi më poshtë.

Një festë legjitime shpërtheu në kampion vlonjat, pas realizimit të objektivit.  Fillimisht tifozët kanë pritur skuadrën në Levan të Fierit, duke e përgëzuar për këtë sukses. Futbollistët dhe stafi teknik zbritën nga autobusi për të festuar me tifozët vlonjatë, teksa nuk mungoi as presidenti Sinan Idrizi. 

Më pas festa vazhdoi edhe në rrugët e qytetit të Vlorës, ku rrugët duken të bllokuara nga festa e tifozëve vlonjatë me flamuj dhe makina. Superliga është një realitet i prekshëm në qytetin e Vlorës me Flamurtarin që rikthehet në elitë pas 5 vitesh.

LEXO ME SHUME:Dëshira ime ishte Dejvi Bregu, Pollozhani pas rikthimit të Flamurtarit në Superiore: Do të forcojmë ekipin me lojtarët e akademisë

Related posts

“Nuk je normal kur e bën këtë pyetje”, Stojkovic nxehet në konferencë, tregon dy lojtarët e rrezikshëm të Kombëtares

“Le të jetë edhe Brazili, ne luajmë vetëm për fitore”, sulmuesi Mitrovic sfidon Shqipërinë: E di se çfarë na pret në stadium…

Ardian Ismajli drejt largimit nga Empoli, për lojtarin ka interes nga Turqia

2 comments

Historia flet për Flamurtarin, Sinan Idrizi ia merr këngës 22/04/2025 - 20:33
[…] LEXO ME SHUME:Nga Levani i Fierit deri në Vlorë, tifozët e Flamurtarit shoqërojnë ekipin pas rikthimit në Su… […]
Sezoni, Kategoria e Parë, përcaktohen sfidat e Play-Offit dhe Out-it 21/04/2025 - 12:52
[…] LEXO ME SHUME:Nga Levani i Fierit deri në Vlorë, tifozët e Flamurtarit shoqërojnë ekipin pas rikthimit në Su… […]

Comments are closed

Add Comment