SUPERIORE/ Laçi leksion Vllaznisë, nuk ka fitues në takimin Egnatia-Teuta

Vllaznia zhgënjen sërish, këtë herë në transfertën ndaj Laçit, ku u mposht me rezultatin 2-0. Kur pritej që kuqeblutë të bënin kthesën dhe të reduktonin distancën me kreun, ishte Laçi ai që reagoi dhe falë dy golave të shënuar nga sulmuesi Guindo, ia doli të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme.

Ishte kapiteni Gurishta, që bëri një gafa në kufijtë e amatorizmit në minutën e 32-të, kur provoi të driblojë dy kundërshtarë si mbrojtës i fundit, por Guindo i rrëmbeu topin dhe shkoi i pashqetësuar drejt portës, për ta dërguar në rrjetë.

Në minutën e 43-të, kurbinasit zbritën me një tjetër kundërsulm të shpejtë me dyshen Babatunde- Guindo dhe sulmuesi ia doli ta dërgojë sërish topin në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin.

Pjesa e dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar, teksa Laçi u falet tre pikëve për t’u larguar disi nga zona e ftohtë dhe Vllazninë që mbetet në kuotën e 37 pikëve dhe komplikon objektivin për një vend në zonën europiane.

Është mbyllur pa fitues ndeshja tjetër e javës së 26 të Superiores, ajo mes Egnatias dhe Teutës,. Në “Arena Egnatia” ishin vendasit që morën avantazhin të parët, me anë të mesfushorit Kasa në minutën e 26’.

Megjithatë durrsakët ia dolën të rikthejnë baraspeshën vetëm 12 minuta më vonë me sulmuesin shkodran Ildi Gruda, teksa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Me këtë barazim, Egnatia merr e vetme vendin e tretë, me 38 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendi ne 7, me 34 pikë të grumbulluara.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)