Tirana merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Pas suksesit ndaj Kukësit, këtë herë bardheblutë drejtuar nga Erbim Fagu fituan 2-0 ndaj Erzenit. Takimi zhvilluar në “Elbasan Arena” prodhoi raste dhe emocione të forta. Në minutën e 19′ Tirana kaloi në avantazh me Abazaj-n, duke u treguar i saktë përballë Hasanbellit. Erzeni u mjaftua vetëm me një tentativë në minutën e 25′ me Migonen.
Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. Në të 54’ shijakasit patën shansin për të barazuar shifrat, por Kahrimanoviç gaboi nga 11-metrat. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. Në pjesën e dytë, ekipi shijakas pati rastin për të barazuar shifrat në minutën e 54′, por Kahrimanoviç gaboi nga 11-metrat me Kozin duke gjetur krahun e sllovenit. Në minutën e 60′ Jonuzi dyfishoi shihfrat duke shënuar një supergol nga distanca.
Realizimi i mesfushorit i dha qetësi skuadrës, me Erzenin që e kishte të vështirë të reagonte. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të në kuotën e 46 pikëve dhe Erzeni mbetet në vendin e 9-të me 31 pikë, duke ndjerë rrezikun e rënies nga kategoria.