Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, mund të largohet gjatë verës nga skuadra turke, Sivasspor. Interesim për Manajn ka shprehur skuadra gjermane, Borussia Moenchengladbach, të paktën sipas mediave turke.
“Trabzonspori raportohej se kishte nisur bisedimet me Manajn, por tashmë është përfshirë një klub tjetër. Mësohet se skuadra e Bundesligës, Borussia Monchengladbach, ka shtuar Manajn në listën e lojtarëve që synon t’i transferojë në verë”, shkruan “haberlisin.com” . Sulmuesi 28-vjeçar me Sivassporin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai më herët ka luajtur edhe për Barcelonën e Interin.
LARGIMI NGA SIVASSPOR
Rey Manaj ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj klubit. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për “Fanatik”-un, ku ka shpjeguar situatën e vështirë që po përjeton te Sivaspori. Manaj ka deklaruar se refuzoi oferta mjaft të rëndësishme në verë, si dhe ka bërë sakrifica të mëdha për klubin e tij, i cili në fund nuk i vlerësoi. Ai ka treguar se Sivaspori nuk ka diskutuar ende me të për rinovimin e kontratës, çka e cilëson si një mungesë respekti për atë që ai dha për fanellën e këtij klubi.
“Kisha shumë oferta në verë. Kisha oferta nga klube të mëdha në Turqi, nga Italia dhe nga Arabia. Klubi nuk donte të më shiste poshtë vlerës që kishte caktuar. Ditën e fundit kisha një ofertë të rëndësishme. Diskutova me kryesinë dhe i thashë që: ‘ose më shisni, ose të ulemi të rinovojmë kontratën’.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Jo vetëm Trabzonspor, ekipi i Bundesligës interesohet për Rey Manaj […]
Comments are closed