Sulmuesi i Egnatias i jep 1 pikë Lituanisë në eleminatoret e Europianit, ja goli kundër Malit të Zi (video)

Sulmuesi i Egnatias, Gytis Paulauskas po e shfaq edhe me kombëtaren e tij formën mjaft të mirë që ka me rrogozhinasit, duke shënuar në ndeshjen kualifikuese ndaj Malit të Zi. Sulmuesi lituanez ka arritur të gjejë golin e avantazhit për Lituaninë në minutën e 71 të takimit, ku pas një krosimi në zonë, ai ka dalë i vetëm përballë portierit duke e çuar në rrjetë.

Megjithatë, festa nuk i ka zgjatur shumë duke qenë se miqtë e Malit të Zi arritën të barazonin vetëm 7 minuta më vonë me anë të Kërstoviç, që e ka çuar rezultatin në 1-1, teksa Savic realizoi edhe golin e dytë për Malin e Zi.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)