146
Një student nga Queenslandi rreth të 20-ve, është bërë australiani më i ri në moshë që fitoi epitetin e milionerit, pasi në lotarinë “Powerball Jackpot” fitoi 20 milionë dollarë.
Ai kishte luajtur përmes sistemit online në Brisbane, e më pas kishte pranuar një telefonatë nga zyrtarët e lotarisë të cilët refuzuan t’ia zbulojnë identitetin.
Numrat fitues të lotarisë janë 29, 4, 17, 33, 5 dhe 9 e ishte 13-shi që i solli atij shumë fat dhe para.
Dhe tërheqja e fituesit të radhës pritet të ndodhë gjatë natës së Krishtlindjeve.
Burimi: Telegrafi