Struga e Shpëtim Duros nuk ka fat! Breidablik e mposht vetëm me një gol, gjithçka vendoset në Islandë

by KLIKOJE.AL

Struga ngec në takimin e parë ndaj Breidablik, duke e shtyrë për javën e ardhshme diskutimin final të “biletës” për kalimin në fazën e grupeve të Conference League.

Ndeshja e parë e Strugës me ekipin nga Islanda që u luajt në “SRC Biljanini Izvori” u mbyll me rezultatin 0-1. Në minutën e 35’ Gunnlaugsson zhbllokoi sfidën dhe u dha avantazhin miqve, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1. Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Strugën që në Islandë duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash, ose të me një gol dhe të fitojë me penallti, që të mundet të kalojë në raundin e grupeve të Conference League dhe të vijojë të shkruajë historinë në këtë sezon të veçantë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.