257
Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen, në përfundim të ndeshjes Vllaznia – Kukësi, që përfundoi me rezultatin 1 me 0 në favor të shkodranëve. Pritet cili do jetë vendimi për trajnerin e Kukësit, nga drejtuesit e klubit verilindor.
Goli për Vllazninë u shënua nga Ildi Gruda që në minutën e parë, teksa spikati penallti e humbur nga Rashiti për Kukësin. Fitorja e fundit është marrë 9 ndeshje më parë, kundër Vllaznisë 1 me 0 në shtëpi. Oltion Kërnaja, zëvendëstrajneri i Kukësit, e justifikoi Nicën me mërzitjen që po kalon pas ndeshjes.
Ndeshja e radhës luhet kundër Egnatias më 19 janar në “Kukës Arena”. Sfidë delikate për verilindorët që mbajnë vendin e parafundit.