248
Kukësi ditën e sotme largoi Rraman Hallaçin pas dy humbjeve të para në kampionët në këtë sezon. Verilindorët nuk kanë humbur kohë dhe kanë arritur të gjejnë edhe timonierin e ri të tyre.
Stavri Nica do të jetë trajneri i ri i verilindorëve që do t’i drejtojë në këtë kampionat. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale, ku i uron mirë se ardhjen Nicës.
“Miresevjen Stavri Nica!
Klubi i Kukesit njofton arritjen e marreveshjes me trajnerin Stavri Nica!
Trajneri do filloj menjehere stervitjen me ekipin per pergatitjen e ndeshjes se ardhshme kunder FC Dinamo City!
I urojme suksese trajnerit ne pankinen e ekipit tone!”, ka shkruar klubi verilindorë.