Stadiumi i Partizanit ende nuk ka marrë “pasaportën” nga UEFA, drejtuesit nisin punimet për licensimin në Europë

by KLIKOJE.AL

Partizani pret të kthehet përsëri këtë verë në kompeticionet europiane, këtë radhë me stadiumin e tij. Një stadium i cili plotëson shumë mirë kushtet për kampionatin shqiptar, por që pret ende licencimin nga UEFA.
Kjo është arsyeja pse të kuqtë kanë filluar që të marrin që tani masat duke bërë punime në tribuna për të përmbushur kriteret e ndërkombëtarëve për sfidat në arenën europiane.

Shihet se në stadiumin “Arena e Demave”, po punohet në sektorin e tribunës që është ndarë për tifozerinë mike. Ky sektor është izoluar nga pjesa tjetër e impiantit, por ndërkohë po bëhen gati edhe kangjellat e emergjencës që duhen sipas rregulloreve ndërkombëtare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.