Stadiumi i Kukësit mbulohet nga dëbora, FSHF e çon në një stadium tjetër për sfidën me Skënderbeun

by S.M

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Kukësit, ndeshja e javës së 14-të Kukësi – Skënderbeu e programuar për t’u zhvilluar të martën më datë 28 nëntor në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena” do të spostohet për t’u luajtur në të njëjtën ditë dhe orë në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet.

Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e “Abissnet Superiore”, që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.