Prej disa ditësh stadiumi “Air Albania” është mbyllur dhe nuk po zhvillohen më aty ndeshje të Kategorisë Superiore. FSHF-ja ka argumentuar këtë kyçje të impiantit më modern në vend për shkak se terreni po i nënshtrohet rehabilitimit të barit. Në këtë mënyrë, derbi mes Partizanit dhe Tiranës që do të zhvillohet më datë 9 shkurt, e vlefshme për javën e 24-të të Abissnet Superiore do të zhvillohet në “Arenën e Demave”. Një derbi që zhvillohet për herë të parë në këtë impiant, që nga 14 nëntori i vitit 2022, ditë ku klubi i kuq zhvilloi ndeshjen e parë. Stadiumi “Arena e Demave” ka një kapacitet prej 4.500 vendesh.
PËRBALLJET E FUNDIT
Tirana e Partizani, rivalët miq-armiq të një jete, takohen për herë të dytë në këtë sezon në një derbi të zjarrtë. Kryeqyteti nuk e ka ende një dominues, pavarësisht se të kuqtë kryesojnë dhe bardheblutë janë në pozita të vështira. Për tifozët duhet fituar derbi dhe pas 0-0 në fazën e parë dhe 1-1 në fazën e dytë, është koha që dikush të ushtrojë pushtetin duke rrëmbyer suksesin. Një nga arsyet e kryesimit të Partizanit është pikërisht mbrojtja, që është më e mira në kampionat, me vetëm 10 gola të pësuar. Sulmi i Partizanit është gjithashtu i treti në kampionat, me 19 gola të shënuar, një më shumë se Tirana.
1 comment
Comments are closed
Add Comment