Stadiumet “shurdhues” të vetmisë së madhe, “Air Albania” dhe “Loro Boriçi” të braktisur nga tifozët në Kupë

Tifozët

Tani që sezoni 2023-2024 po konsumon javët e fundit është koha që të bëhen edhe disa llogari të thjeshta që lidhen me pjesëmarrjen e tifozëve në shkallët e stadiumit. Ditën e mërkurë u luajtën përballjet e fundit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pikërisht në impiantet më luksoze në Shqipëri si ai i stadiumit Kombëtar në Tiranë dhe “Loro Borici” në Shkodër.

Fatkeqëisht tifozët numërohëshin me gishtat e dorës. Tifo-Grupi Fanatics mungonte, ndoshta e kishte harruar se kishte një ndeshje që vlente gjithë sezonin e skuadrës bardheblu. Në stadium për të përkhrahur Tiranën një pjesë e madhe e tyre ishin familjarë të lojtarëve, apo zyrtarëve të klubit.

Vllaznia që dikur mburrej me “gjerdanin” kuqeblu në stadium kishte një pjesë të vogël të tifozërisë. Kundër Egnatias ishin shumë pak për ta konsideruar një ndeshje jetike për ekipin shkodran. Stadiume të boshatisura, të ngjashëm me kategoritë inferiore e madje në ndonjë rast edhe me të trishtuar se ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Sot futbolli në Shqipëri është braktisur nga njerëzit sepse nuk ofron më atë cilësi që publiku kërkon.

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)