Gazetari Poli Hoxha thotë se kryeministri Edi Rama është i interesuar në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se kreu i qeverisë e ka përdorur më parë për fushatë këtë çështje.
Sipas tij, çështja e Martinajt ka ndërlidhje politike, por edhe ekonomike, pasi është një nga biznesmenët kryesorë ilegalë të basteve.
“Zoti Rama është shumë i interesuar për këtë çështje sepse edhe e ka përdorur para fushatës, thoshte se lëviz drejtori i basteve, dimë targat. Kemi edhe këto lëvizjet në industrinë e basteve, vërtet do të legalizohen, por ka qenë me të njëjtin intensitet.
Ervis Martinaj ka qenë një nga kryesorët në tregun ilegal të basteve që edhe tani vazhdon.
Njerëzit të cilit dorëzojnë paratë në këtë treg ende të palegalizuar, thonë janë paratë për Ervisin.
Se ku shkojnë këto para, kjo është tjetër çështje. Kjo është një çështje shumë e ndërlidhur, edhe ekonomike, e krimit të organizuar, e politikës dhe e pjesës së inkriminuar të policisë”, theksoi ai.
2 comments
Autori MM ke bere nje vrime ne uje sic thote populli. Me shume duket se do ti qe z. Rama te perfshihet se sa kjo te jete e vertete. Mbase nuk duhej te reagoja por s’munda te qendroje indiferent karshi ketij gomarlleku kaq te madh. Kjo eshte nje thashethem e hapur dhe nuk duhej lejuar qe te publikohej. TURP!
Përshëndetje! Më vjen keq që jeni keqkuptuar por mbase nuk e keni lexuar mirë artikullin. Këto nuk janë fjalët e mia por të gazetarit në fjalë, që ka folur tek Euronews Albania.
Gjithë të mirat!