Zgjedhjet lokale të 14 majit, KQZ miraton emrat e 6 kandidatëve për Tiranën

by KLIKOJE.AL

Komisionin  Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme emrat e kandidatëev që do të garojnë për bashkinë e Tiranës. Për kryeqytetin do të garojnë në zgjedhjet vendore 6 kandidatë. Tirana është qyteti me numrin më të madh të kandidatëve për garën e bashkive.

“Regjistrimin e Erion Veliaj si kandidat të bashkisë Tiranë mbështetur nga PS, regjistrimin e Belind Këlliçit si kandidat të bashkisë Tiranë mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Një emër i ri për bashkinë e Tiranës është Arlind Qori, i cili do të përfaqësojë partinë e sapoformuar, Lëvizja Bashkë.

Por po ashtu sfidën e ka hapur dhe Fronti i Majtë, Marko Dajti.

Përkundrejt tyre në garë është edhe ish-demokratja Lalja Pernaska dhe Roland Bejko i Partisë Demokratike Zyratre.

Edhe pse partitë kryesore kanë nisur takimet elektorale, zyrtarisht fushata do të nisë me 14 prill për tu mbyllur me 12 maj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.