Vllazni, beso te përmbysja! Historia në kompeticionet europiane flet në favor të shkodranëve

by S.M

Vllaznia kundër historisë sonte në mbremje. Kuqeblutë e drejtuar nga Migen Memelli kanë një mision shumë të vështirë, të kthejnë në favor humbjen 3-1 të një jave më parë. Kundër Linfield, skuadra veriore ka në krah statistikat dhe leksion më të mirë se ai i sezonit 2021-2022 nuk mund të ketë. Në sfidën e raundit të parë dnaj Siroki Brijeg, Vllaznia u mund 3-1 në Bosnje por sfida e kthimit foli për kuqeblutë që e kthyen situatën në favor me fitoren 3-0 duke siguruar biletën e raundit të dytë, një rutinë për shkodranët të cilët nuk dështojnë në tentativën për të kaluar fazën e parë që prej 20 vitesh.

Ishte sezoni 2003–04  në Kupën UEFA kur Vllaznia pësoi për herë të fudnit disfatë që në raundin e parë kundër skocezëve të Dundee dhe që prej atij sezoni, në 7 pjesëmarrjet e radhës deri në vitin 2022, shkodranët kanë shkuar minimalisht deri në raundin e dytë.

Statistikat flasin në favor por sonte duhet të flasë edhe fusha në stadiumin “Loro Borçi” pasi Linfield është një kundërshtar i vështirë edhe pse jo i pakalueshëm. Stërvitja e fundit në stadium i ka dhënë sinjale pozitive trajnerit korçar që gjithsesi nuk do të ketë një mbështetje masive në shkallë. Balaj që nga minuta e parë në majën e sulmit është pika e referimit dhe emri që frymëzon më shumë ndërsa nhga tribuna do të ulet kapiteni i rikthyer Ardit Krymi në pamundësi për ta luajtur këtë ndeshje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.