Visar Bekaj i thotë lamtumirë Tiranës, zbulohet skuadra e re dhe paga që do të përfitojë portieri

by S.M

Visaj Bekaj me shumë gjasa po luan ndeshjet e fundit me fanelën e Tiranës. Gardiani i portës bardheblu ka përfunduar në radarin e skuadrave turke. Bëhet fjalë për Hatayaspor, ku trajneri Volkan Demirel ka pikasur kosovarin.

26-vjeçari ndodhet në fundin e kontratës me Tiranën, teksa rinovimi nuk ka ardhur ended he në këto kushte largimi drejt kampionatit turk është mëse i arritshëm. Nëse arrihet transferimi në Turqi, Bekaj pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare, ku do të përfitonte gjithashtu një rrogë të majme.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se shuma që pritet të marrë Bekaj është rresht 17 mijë euro në muaj. Gardiani i portës kryeqytetase është një pikë kyçe për formacionin e Orges Shehit dhe largimi i tij mund të ndjehet që me pjesmarrjen në Europë. Këtë sezon Bekaj ka luajtur 42 takime dhe ka qenë në fushë plot 3777 minuta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.