384
Kombëtarja shqiptare zhvilloi mbrëmjen e sotme seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Tardini” të Parmës. Pas konferencës së Sylvinhos dhe Berat Gjimshitit, skuadra menjëherë iu drejtua fushës për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore.
Përveç Uzunit dhe Berishës që nuk janë për probleme fizike, pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë miqësore ndaj Kilit. Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te loja me top. Në pamjet duket Sylvinho i cili udhëzon lojtarët të luajnë sa më shpejt.