Mbrëmjen e djeshme qyteti i Korçës, por jo vetëm, u trondit pasi Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas vrau veten.
Shkak i krimit të rëndë dyshohet se është bërë konflikti për pronësinë e një apartamenti, teksa më poshtë janë publikuar dhe pamjet e krimit.
Në video, shihet se si Lluka afrohet pranë Pines, teksa ky i fundit është duke hyrë në shtëpi. Pasi e përshëndet, ai nxjerr armën duke e qëlluar katër herë. Më pas qëllon veten në kokë. Emiljano Pine ndërroi jetë rrugës për në spital, teksa Ilo Lluka direkt në vendngjarje.
Ndërkohë, në momentin e krimit ka qenë dhe një person i tretë dëshmitar okular. Mësohet se babai i autorit Ilia Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës Emiljano Pine. Babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine çka e ka shtyrë këtë të fundit të kryejë krimin makabër.