Ditën e djeshme, vajza e Lorik Canës festoi 1-vjetorin e lindjes.
Ish-kapiteni dhe bashkëshortja e tij u kujdesën deri në detaje për t’i organizuar Enkeleidës një festë të bukur, me zbukurime plot ngjyra.
Bashkëshortja e Lorikut ishte ajo që publikoi disa pamje në llogarinë e saj në Instagram nga festa e ditëlindjes.
Monika publikoi një foto, në të cilën shihet një pjatë me numrin një dhe disa shkopinj me yje.
Ndërsa në foton tjetër, duket një ambient i zbukuruar me shumë tullumbace me ngjyra të ndryshme dhe me vizatime e urime ditëlindjeje për të voglën.
Ndër të tjera, Monika zbuloi se vizatimet në foto janë bërë nga disa fëmijë që kanë qenë të ftuar në ditëlindjes e Enkeleidës.
Çifti është kujdesur që portreti i të voglës së tyre të mos zbulohet, sepse në ato pak foto që kanë publikuar me të në rrjete sociale, vihet re se e vogla i ka kthyer kurrizin kamerës.
Loriku dhe Monika janë edhe prindër të një djali, i cili quhet Boiken.
Më parë, ai ka treguar se nuk dëshiron që të publikojë foto të djalit, sepse mendon se mund t’ia marrin mësysh.
Burimi: Panorama.al