U rikthye dhe u dëmtua sërish, futbollisti i Tiranës vazhdon problemet fizike

by S.M

Tashmë është zyrtare. Patrick  do të qëndrojë dy muaj jashtë fushe. Lojtari ka një dëmtim në menisk dhe llogaritet që nuk do të luajë deri në fund të muajit janar, për të mos folur më shumë. Lojtari ka nisur riaftësimin.

Patrick u kthye në fushë gjatë sfidës me Kukësin, dhe ishte lojtari që ndryshoi lojën e Tiranës. Në dy raste ai dha asistet e golit, duke ndryshuar fatet e lojës. Dhe të thuash që nuk luante një ndeshje që prej sezonit të shkuar. Pikërisht në derbin me Partizanin në 6 marsin e shkuar.

Sërish këtë herë para sfidës me Partizanin ndjeu shqetësime, ndonëse qëndroi tetë muaj jashtë fushave të lojës. Për brazilianin 2023-shi ka qenë ters. Në derbin e marsit lojtari u dëmtua dhe duhej të operohej në gju.

Edhe pse në fillim u mendua një dëmtim në kavilje, gjërat shkuan shumë keq. Futbollisti kishte krocat dhe duhej të operohej. Masa muskulore e pazhvilluar ka bërë që lojtari të dëmtohej rëndë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.