U largua nga fusha duke çaluar, mediat në Itali zbulojnë dëmtimin e Nedim Bajramit

by KLIKOJE.AL

Shqipëria fitoi me rezultatin 3-0 ndeshjen përballë Çekisë në stadiumin “Air Albania”, por humbi një lojtar të rëndësishëm. Nedim Bajrami la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 66’.

Por sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport” duhet të presim deri nesër për të kuptuar nivelin e dëmtimit të mesfushorit shqiptar të Sassuolos. Në fillim u duk një dëmtim shumë serioz, por frika e një dëmtimi të tillë duket së është “zbehur”.

Zëvendësimi duket se ka ardhur vetëm si masë paraprake, teksa pritet që lojtari të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme që Sassuolo do të luajë përballë Lazios.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.