Instagrami po vazhdon të provojë heqjen e numrit të pëlqimeve në postime. Ndërsa vazhdon testimi, pa dashje kanë fshehur pëlqimet te disa përdorues.
“Ne pa dashje shtuam më shumë njerëz në provë sot, që ishte një gabim nga ana jonë. Po punojmë për ta rregulluar këtë problem dhe personave që u është hequr numri i pëlqimeve, do t’u rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha për CNN, zëdhënësi i Facebook, i cili zotëron dhe Instagram.
Instagrami ka zhvilluar prova të kufizuara të këtij ndryshimi që nga 2019, ku kompania tha se do të fillonte të hiqte numrin e pëlqimeve nga një numër i kufizuar llogarish në Kanada. Instagram akoma nuk ka dhënë një datë se kur kjo do të bëhet realitet, por pritet që pëlqimet të jenë të fshehura në një masë të gjerë.