136
Në foton e mëposhtme shihet gropa e hapur brenda kasolles së lopës, ku fëmijët e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, Hyseni 24 vjeç, Amarildo 22 vjeç dhe Hygerta 19 vjeçe kishin varrosur trupin e tij, pasi 24-vjeçari e kishte vrarë brenda në banesë, më 10 shkurt.
Më herët, gjatë sqarimit të rrethanave të ngjarjes, Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka theksuar se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.
Megjithëse ekzekutori ishte i vëllai, vajza fillimisht ka marrë përsipër krimin për faktin se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare dhe nxitja e babait që ajo të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.