“Do luajmë me lojtarët e akademisë”/ Administratori i Tomorit tregon arsyet e dështimit: Nuk bëmë aleanca

Tomori

Humbja e fundit ndaj Besës në kampionat nuk është përjetuar mirë te skuadra e Tomorit. Në klubin beratas, shpresat për mbijetesë janë venitur pasi skuadra renditet në vendin e fundit në kuotën e 14 pikëve, 11 distanca larg nga zona e Play-Out-it. Administratori i Tomorit Ismet Ajazi ka folur për Panorama Sport në lidhje me këtë situatë dhe tregon se çfarë do të ndodhë me lojtarët që janë nën kontratë.

FJALËT E ISMET AJAZI-t

NDESHJA– Përkundrejt dëshirave tona si staf drejtues, por edhe të tifozërisë që na ka mbështetur fuqishëm, humbja e fundit me Besën thuajse na ka dhënë përfundimin, që Tomori nuk i shpëton dot rënies në Kategorinë e Dytë.

KAMPIONATI- Kësisoj të ndërgjegjshëm për rënien një kategori më poshtë, kemi vendosur që në 6 javët e mbetura të kampionatit të mbështetemi tek elementi i ri dhe me perspektivë beratas. Kjo do të thotë se po projektojmë skuadrën e ardhshme në Kategorinë e Dytë, ku ka të tjera kushte për aktivizimin e futbollistëve.

FLAMURTARI– Me Flamurtarin, veç pjesës aktuale të skuadrës me futbollistët beratas, do të jenë edhe të rinjtë e talentuar dhe me perspektivë që vijnë nga skuadra U-19 si Fjordi Mesiti, Gledio Kule, Xhejson Lajthia, Theodhor Buda, Sadi Hamzaj. Bëj me dije, se do të respektojmë deri në fund kontratat me futbollistët e huaj dhe ata ‘jabanxhinj’, por në rast se dikush prej tyre do të kërkoj zgjidhjen e kontratës me konsensus, ne do të japim mirëkuptimin tonë të plotë në çdo rast.

LEXO MË SHUMË: Krizë që nuk ka fund për Tomorin, Korabi fiton “finalen” ndaj Lushnjes; rezultatet e tjera në Kategorinë e Parë

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës