Kampionë në fund të një sezoni të trazuar, me shumë ulje e ngritje. Partizani ngriti lart trofeun e 17 në histori, pikërisht kur mendoi se e kishte e humbur. Në javën e parafundit erdhi bashkimi me pikë me Tiranën që i lejoi ta parakalonte falë ndeshjeve direkte dhe sot suksesi me Teutën 2-0 nisi festën.
Ndaj dhe ekzaltimi ishte kaq i madh në dhomat e zhveshjes. Lojtarët e Partizanit nisën festën, pa harruar të ngacmojnë rivalët e përjetshëm. Colella bëhet italiani i parë që fiton një titull në Shqipëri, dhe gazetat në Itali i kanë bërë jehonë suksesit të 56-vjeçarit.
“Partizani kampion i Shqipërisë, fitore që flet italisht falë trajnerit Colella”, shkruan Tuttomercatoëeb. “Një kampion i Shqipërisë: Partizani e Giovanni Colella-s fluturon për në Champions League, nënvizon një tjetër si Calciomercato.Web.
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot-2023-05-29-220607.png)
![](https://klikoje.al/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot-2023-05-29-220932.png)