Tifozët harrojnë se luan Shqipëria, shiten pak bileta për miqësoren me Bullgarinë

by S.M

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren ndaj Bullgarisë, me sfidën që do të nisë në orën 18:00 në Air Albania.

Ndryshe nga Republika Çeke, ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm dhe për tri orë u mbaruan të gjitha, për duelin ndaj Bullgarisë  stadiumi do të jetë e vështirë të mbushet.

Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, ndërkohë që deri orën e ndeshjes pritet që numri të shkojë deri në 10 mijë ka njoftuar PanoramaSport.

Shqipëria ditë më parë triumfoi 3-0 kundër Çekisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. Kuqezinjtë janë afër kualifikimit të dytë në histori pasi i duhet vetëm edhe një pikënga dy ndeshjet që do t’i zhvillojë deri në përfundimin e ciklit kualifikues.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.