159
Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës në Korçë. Mësohet se pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi kanabis në trup.
Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës. Mësohet se policit ju gjet droga e fshehur tek rrobat e brendshme ndërsa nuk ishte e ndarë në doza. Pritet sektori i antidrogës për ta peshuar dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.