Kanë përfunduar 45 minutat e para të pesë takimeve në “Abisnet Superiore”. Partizani po fiton ndaj Teutës në kryeqytet me golin e Rrapajt, në minutën e 38′, ndërsa në Durrës në takimin Erzeni-Tirana pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1.
Në takimet e tjera Bylis po barazon ndaj Vllaznisë 1-1, Laci po fiton ndaj Kastriotit 1-0, ndërkohë që ndeshja e fundit mes Kukësit dhe Egnatias është mbyllur në barazim pa gola.