Supergoli i Jonuzit dhe pritja e penalltisë nga Kozi, Tirana “bën mat” me dy lëvizje ndaj Erzenit (video)

by KLIKOJE.AL

Tirana merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Pas suksesit ndaj Kukësit, këtë herë bardheblutë drejtuar nga Erbim Fagu fituan 2-0 ndaj Erzenit. Takimi zhvilluar në “Elbasan Arena” prodhoi raste dhe emocione të forta. Në minutën e 19′ Tirana kaloi në avantazh me Abazaj-n, duke u treguar i saktë përballë Hasanbellit. Erzeni u mjaftua vetëm me një tentativë në minutën e 25′ me Migonen.

Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. Në të 54’ shijakasit patën shansin për të barazuar shifrat, por Kahrimanoviç gaboi nga 11-metrat. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. Në pjesën e dytë, ekipi shijakas pati rastin për të barazuar shifrat në minutën e 54′, por Kahrimanoviç gaboi nga 11-metrat me Kozin duke gjetur krahun e sllovenit. Në minutën e 60′ Jonuzi dyfishoi shihfrat duke shënuar një supergol nga distanca.

Realizimi i mesfushorit i dha qetësi skuadrës, me Erzenin që e kishte të vështirë të reagonte. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të në kuotën e 46 pikëve dhe Erzeni mbetet në vendin e 9-të me 31 pikë, duke ndjerë rrezikun e rënies nga kategoria.

LEXO MË SHUMË: Erzeni-Tirana/ Bardheblutë kërkojnë të thyejnë tersin, asnjë fitore kundër shijakasve këtë sezon

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.