617
Sulmuesi i Egnatias, Gytis Paulauskas po e shfaq edhe me kombëtaren e tij formën mjaft të mirë që ka me rrogozhinasit, duke shënuar në ndeshjen kualifikuese ndaj Malit të Zi. Sulmuesi lituanez ka arritur të gjejë golin e avantazhit për Lituaninë në minutën e 71 të takimit, ku pas një krosimi në zonë, ai ka dalë i vetëm përballë portierit duke e çuar në rrjetë.
Goal! | Gytis Paulauskas | ???????? Lithuania 1-0 Montenegro ????????pic.twitter.com/lRcrZ69AH5
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 7, 2023
Megjithatë, festa nuk i ka zgjatur shumë duke qenë se miqtë e Malit të Zi arritën të barazonin vetëm 7 minuta më vonë me anë të Kërstoviç, që e ka çuar rezultatin në 1-1, teksa Savic realizoi edhe golin e dytë për Malin e Zi.