Telefoni tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, për shkak të punës, detyrave, informimit apo edhe për të plotësuar nevojat dhe dëshirat tona personale.
Shpesh herë njerëzit nervozohet pasi bateria e telefonit të tyre harxhohet shumë shpejtë, pavarësisht se ata mund ta karikojnë atë disa herë në ditë.
Mirëpo përdoruesit e iPhone-it e kanë mundësinë të kontrollojnë shëndetin e baterisë së tyre përmes opsioneve që ofron sistemi operativ Ios, duke hapur fillimisht aplikacionin e ‘Settings’, pastaj shkoni tek opsioni ‘Battery’, pasi të keni prekur këtë buton shkoni tek funksioni tjetër “Battery Health & Charging”.
Mirëpo në disa raste bateria e iPhones tuaj duhet ndëruar, po kur duhet ta bëjmë këtë?
Sipas 9To5Mac, kur bateria e telefonit tuaj të bie nën 80 për qind të kapacitetit të saj original se kur bateria nuk mbushet ju duhet ta ndërroni atë.
Apple thotë se bateritë e iPhone-it janë “të dizajnuara të ruajnë 80 për qind të kapacitetit origjinal në 500 cikle të plota ngarkimi kur funksionojnë në kushte normale”.
Kur një bateri e iPhone-it bie nën 80 për qind të kapacitetit të saj origjinal, një veçori e quajtur “menaxhimi i performancës” mund të zbatohet automatikisht. Kjo funksionon për të ndihmuar në parandalimin e ndaljes së papritur të telefonave.