Nisin “ETHET” për skuadrat shqiptare! Mësohet se kur do të hidhet shorti për Champions dhe Conference League

by KLIKOJE.AL

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë tre ekipet që do ta na përfaqësojnë në Conference League. Në ndryshim me sezonin e shkuar kur Vllaznia si fituese e Kupës e nisi aventurën e saj nga turi i dytë në Conference League, këtë herë do t’i kemi të gjitha skuadrat që e nisin nga turi i parë.

Shorti i Conference League do të hidhet në 20 qershor, po ashtu si ai i Champions League për Partizanin. Në datën 18 qershor do të kemi një ndarje më të qartë me pesë ekipet që do të jenë si kundërshtarë të mundshëm për Tiranën, Egnatian dhe Vllazninë. Ndeshja e parë për ekipet e Conference League do të jetë në 13 korrik, ndërsa ajo e kthimit në 20 korrik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.