263
Ngjarje:
- 70 – Titus, Gjenerali romak, pushton Jerusalemin.
- 1273 – Zgjedhet Papa Xhoni XXI.
- 1331 – Stefan Dušan shpall veten mbret i Serbisë.
- 1565 – Pedro Menéndez de Avilés themelon qytetin St. Augustine, Florida.
- 1888 – U gjet trupi i Annie Chapman, viktimës së dytë të vrasësit serik Jack the Ripper.
- 1888 – U luajtën gjashtë ndeshjet e para të ligës së krijuar angleze.
- 1900 – Uragan i fort tropik kalon nëpër qytetin Galveston, Texas duke lënë të vdekur 8,000 njerëz.
- 1914 – LPB: Dhjetari Thomas Highgate është ushtari i parë britaik i ekzekutuar për dezertim gjatë luftës.
- 1943 – LDB: Ekzekutohet Julius Fučík nga nazistët.
- 1944 – LDB: Qyteti Menton çlirohet nga Gjermania.
- 1991 – Pavarësohet Republika e Maqedonisë e njohur edhe si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM).
- 2000 – Zyrtarisht Shqipëria i bashkohet Organizatës Botërore të Tregëtisë.
- 2003 – 12 vjeçarja Brianna LaHara dënohet nga RIAA për shpërndarje ilegale të regjistrave muzikorë.
Festa dhe përvjetore:
- 1991 – Shpall pavarësinë Fyrom (Anglisht),
Maqedoni, emri i ish-Republikës jugosllave ka përkeqësuar që prej vitit 1991 marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit.
– Emri, faktor i mosmarrëveshjeve –
Më 8 shtator 1991, Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia. Por njohja e saj nga komuniteti ndërkombëtar u bllokua menjëherë nga Greqia, që e konsideron emrin e Maqedonisë si pronë ekskluzive të trashëgimisë së saj historike.
Aleksandri i Madh është lindur në Pella, qytet i provincës kufitare greke që mban gjithashtu emrin e Maqedonisë. Athina i trembet faktit se përdorimi i të njëjtit emër nga Shkupi fsheh disa pretendime të vjetra territoriale.