205
Ngjarje:
- 1511 – Mirandola iu dorëzua Francës.
- 1878 – Ushtria serbe në luftë me turqit arrijnë ta marrin Vranjën.
- 1899 – U formua Sudani Anglo-Egjiptian.
- 1915 – Georges Claude patentoi gypat e neonit të përdorura për reklamim.
- 1935 – Coopers Inc. për herë të parë në botë shiti veshje të brendshme.
- 1942 – LDB: Forcat japoneze pushtuan Burman.
- 1953 – 68% e të gjitha televizioneve në ShBA u kyçën me serialin komik I Love Lucy që të shohin Lucy si lindë.
- 1966 – Indira Gandhi u zgjodh kryeministre e Indisë.
- 1975 – Triple J filloi emitimin në Sidnei, Australi.
- 1977 – Ra bora e parë dhe e vetme e njohur në historinë e qytetit Miami, Florida. Reshje kishte gjithashtu edhe në Bahamas.
- 1983 – U paraqit Apple Lisa, kompjuteri i parë personal i kompanisë Apple Inc. i cili kishte grafikë dhe miun kompjuterik.
- 2006 – Aeroplani sllovak Antonov An-24 u rrëzua në Hungari.
- 2007 – Gazetari turko-armen, Hrant Dink, u vra nga ultra nacionalisti 17 vjeçar turk Ogün Samast.