146
Ngjarje:
- 1201 – Themelohet qyteti Riga.
- 1634 – Urbain Grandier, akuzohet dhe denohet për magji dhe digjet i gjallë në Loudun, Francë.
- 1848 – Camila O’Gorman dhe Ladislao Gutierrez ekzekutohen nën urdhër të diktatorit argjentinas Juan Manuel de Rosas.
- 1868 – Astronomi francez Pierre Jules César Janssen zbulon heliumin.
- 1877 – Asaph Hall zbulon Fobosin, hënën e Martianit.
- 1903 – Inxhenieri gjerman Karl Jatho fluturon me aeroplanin e tij të ndërtuar vetë katër muaj para flutrimit të Vllezërve Wright.
- 1904 – Chris Watson largohet nga posti Kryeministër i Astralisë dhe zëvendësohet nga George Reid.
- 1917 – Zjarr i madh në Thessaloniki, Greqi shkatërron afërsisht 32% të qytetit duke lënë rreth 70,000 njerëz pa shtëpi.
- 1958 – Novela kontraverze e shkrimtarit Vladimir Nabokov, Lolita, botohet në Shtetet e Bashkuara.
- 1963 – James Meredith është zezaku i parë që diplomohet në Universitetin e Misisipit.
- 1971 – Australia dhe Zelanda e Re vendosin t’i largojnë trupat nga Vietnami.
- 1989 – Vritet Luis Carlos Galán afër qytetit Bogotá në Kolumbi.
- 1992 – Banktoron Wang Laboratories.
- 2005 – Dennis Rader denohet me 175 vite burgim për shkak të BTK vrasjeve.