Një 20-vjeçar është dënuar me 30 muaj burgim për shkak se u shpall fajtor për trafikimin e dy personave në Mbretërinë e Bashkuar duke i fshehur nën dyshemenë e kamionit. I arrestuari është Stefan-Gabriel Bucur, me kombësi nga Rumania, ndërsa dënimi për të është dhënë nga gjykata e Kurorës në Canterbury.
Bucur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në hyrje të Dover Eastern Docks rreth orës 9:15 pasdite më 7 shkurt.
Mësohet se dy burrat që i riu po përpiqej të kalonte ilegalisht në Britanisë e Madhe ishin me origjinë shqiptare. Zëvendësdrejtori i Forcave Kufitare Martin Coates tha: “Burrat ishin mbërthyer në zgavër në atë arkivol si kosh”
“U desh oficerëve më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat dhe për të hequr bordet.” “Për fat të mirë burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore”