Shkodran Mustafi mund ende të shkojë te Vllaznia, zbulohet kriteri që në Shkodër ende shpresojnë

by KLIKOJE.AL

Vllaznia mund të shpresojë për Shkodran Mustafin, pavarësisht mbylljes së merkato. Ka dy kritere, fillimisht ekipi shkodran duhet të ketë vende të lira në federimet e tyre prej 25 lojtarësh dhe e dyta, që lojtarët të jenë pa kontratë.

Sipas asaj që konfirmoi vetë presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri, oferta për kampionin e botës në vitin 2014 është dorëzuar. Kështu, nëse 31 vjeçari gjerman nuk gjen strehë tjetër, që nuk i ka ndodhur prej gjashtë muaj kur u ndërpre kontrata që e lidhte me Levante, mund të vendosë ta mbyllë sezonin 2023-24 me fanellën kuqeblu.

Në një komunikim me Sektorin e Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit është mësuar se Skënderbeu, Tirana e pikërisht Vllaznia kanë ende hapësira në federime. Ndërsa të tjerët e kanë të plotësuar dhe për këtë arsye nuk parashikohen lëvizje të tjera, përvec atyre të bëra brenda afatit zyrtar të transferimeve të janarit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.