Shkëputje dhe finalizim perfekt, Myrto Uzuni nderon Granada-n, nga 3-0 në 3-3 (video)

by KLIKOJE.AL

Myrto Uzuni ka shënuar një gol me shumë peshë në La Liga. Sulmuesi i Shqipërisë hyri nga stoli në minutën e 70 në ndeshjen mes Almerias dhe Granadas, për shkakun e dëmtimit. Vendasit po kryesonin në pjesën e parë me shifrat 3-0, por ndeshja nuk shkoi sipas planeve të tyre. Uzuni arriti që të barazonte rezultatin në 3-3 me golin e shënuar në minutën e 86. 

Një pikë me shumë vlerë për ekipin ku aktivizohet shqiptari, megjithatë Granada vazhdon të notojë në ujëra të turbullta duke u renditur në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë në tetë javë kampionat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.