Mbrëmjen e kaluar Tirana është përballur me skuadrën turke të Besiktas në turin e dytë të Conference League.
Por ashtu si në ndeshjen e Stambollit, edhe mbrëmë në “Air Albania” bardheblutë kanë humbur, me rezultatin 0-2.
Ndeshja në Tiranë nisi që në minutat e para me përplasje mes tifogrupeve të pranishme në stadium, por rezultati përfundimtar është ai që ka tensionuar edhe më shumë situatën.
03/08/2023 Conference League.
— ???????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????????? (@thecasualultra) August 4, 2023
Tirana???????? attacked Besiktas???????? pic.twitter.com/vfBhgJHd30
Mësohet se tifogrupi “Fanatics” janë përplasur ashpër dhe kanë dhunuar tifozët e “shqiponjave” të Besiktas. Dhuna mes tyre ka nisur që nga dalja e stadiumit dhe ka vijuar përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Pedonales” dhe deri te lulishtja pranë Biblotekës Kombëtare.