Sfidat “Play-Off” në Kategorinë e Dytë, FSHF përcakton datën dhe stadiumet

by KLIKOJE.AL

Në Kategorinë e Dytë akoma nuk janë mbyllur të gjitha llogaritë për këtë sezon. Kanë mbetur edhe dy sfidat e “Play-Off” për t’u mësuar se cilat janë skuadrat që do të luftojnë për ngjitjen në Kategorinë e Parë  për sezonin e ardhshëm.

Veleçiku-Valbona dhe Pogradeci-Labëria do të luhen ditën e enjtë më 18 maj duke nisur që nga ora 16:00. Takimi i parë do të luhet në stadiumin e Vorës, ndërsa dueli i dytë do të luhet në “Egnatia Arena”.

Veleçiku u rendit e dyta në Grupin A të Kategorisë së Dytë, ndërsa Valbona në vendin e tretë. Gjithashtu dhe Pogradeci në vendin e dytë të Grupit B në Kategorinë e Dytë, ndërsa Labëria një vend më poshtë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.