Intervista e fundit e Sarah Berishës, ku tha se nuk do postojë më shumë foto me Dj Pm pasi duan ta shijojnë në privatësi lidhjen e tyre, ngriti dyshime të shumta dhe fansat filluan aludimet se mes tyre mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje.
Mirëpo blogerja i ka shuar shpejt zërat dhe ka plotësuar kërkesën e fansave duke postuar një foto me të dashurin e saj, Dj Pm.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2022/04/WhatsApp-Image-2022-04-01-at-9.32.06-AM.webp)
Ajo që bie në sy menjëherë nga fotoja e çiftit janë padyshim varëset e tyre identike, e cila ka gdhendur një detaj në të që me siguri ka të bëjë me marrëdhënien e tyre dhe si duket një varëse e tillë është shumë në modë nga VIP-at shqiptarë.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2022/04/Sarah-Berisha-Dj-PM-Panorama_Plus.webp)
Kujtomë që para pak ditësh Kledi Hysa, ish-banori tjetër nga BBV, postoi një video me Sarën dhe Dj Pm, ku thoshte: “Këta të dy do jenë gjithmonë bashkë” dhe na mbetet veçse të urojmë një gjë të tillë edhe ne!