207
Moderatorja e njohur dhe e shumë komentuar, Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të atin. Së fundmi ajo ka vendosur t’i dedikojë atij një tatuazh.
“Tattoo dedikuar ty Babi, të dua shumë”, ka shkruar Rudina krah fotos së fundit në Instagram ku tregon se ka bërë një tatuazh.
Moderatorja ka zgjedhur shpatullën për të shkruar një mesazh të ndjerë dashurie për personin e zemrës.
Kujtojmë që pak ditë më parë Rudina tregoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të një problemi shëndetësor.