Rrahman Hallaçi surprizon me zgjedhjen e bërë, ja kë skuadër do të drejtojë ish-trajneri i Kukësit

by S.M

Trajneri Rrahman Hallaçi do të jetë trajneri i ri i Ilirisë së Fushë-Krujës. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Panorama Sport”. Pasi u largua nga Kukësi në Superiore, tashmë ai do të drejtojë klubin e Kategorisë së Dytë.

Do të vazhdojnë të jenë pjesë e stafit Afrim Deliu dhe Besnik Hasa, që e kanë drejtuar deri më tani ekipin. Iliria është pjesë e Kategorisë së Dytë në Grupin A dhe pas investimit të bërë këtë sezon nga familja Selmani, pretendon ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.