Arta Kabashi ishte një ndër banoret e para që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas më shumë se një muaji, mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e talentuar ka lënë përfundimisht BBV, pas një televotimi të organizuar në spektaklin e të shtunës.
Ndërkohë që ka qenë e ftuar në programe të ndryshme të “Top Channel”, ku ka folur për eksperiencën e saj në BBV, ditën e sotme, Arta ka bërë reagimin e saj të parë në profilin e saj zyrtar të Instagramit.
Artistja është shprehur se eksperimenti i “Big Brother” e ka ndihmuar të krijonte shoqëri të reja, të kryente sfida që nuk mendonte se mund t’i bënte dhe mbi të gjitha ka zbuluar forcën brenda vetes, për të cilin shprehet se nuk e dinte që e kishte.
“Ju shkruan Arta, dua tju falenderoj të gjithëve për dashurinë e dhënë gjatë gjithë udhëtimit tim në “Big Brother Vip”. Jam e nderuar nga të gjitha mesazhet, fotografitë dhe videot që kam marrë nga ju pas përfundimit të udhëtimit tim dhe më lumturon fakti që ndajmë vlerat e njëjta bashkë.
Eksperimenti Big Brother më ka dhënë shumë, shoqeri qe s’kam besuar që do gjeja, sfida që s’kam menduar që do t’i kaloja dhe forcë brenda vetes qe nuk e dija që e kisha. Ju faleminderit shumë për këtë eksperiencë, për dashurinë që më keni falur sa kam qenë brendadhe për dashurinë e pafund që po ma jepni tani. Dua të jem e sinqertë, nuk dua të harrohemi, dua t’ju takoj nëpër qytetet tuaja shpejtë, përmes projekteve të reja muzikore, të cilat do të vijnë shumë shpejtë. E juaja, Arta”, përfundon ish-konkurrentja e BBV3.
View this post on Instagram